New York Times: Kina dhe Rusia përgjojnë telefonatat e Trump

schedule11:16 - 25 Tetor, 2018

schedule 11:16 - 25 Tetor, 2018

Mediat amerikane duke cituar burime të inteligjencës japin alarmin se telefonatat e presidentit Trump përgjohen nga Kina dhe Rusia. Nju Jork Tajms shkruan se këto dy vende mbledhin informacion në këto përgjime dhe e përdorin për të ndikuar politikën në SHBA. 

Inteligjenca amerikane ka zbuluar që Rusia dhe Kina përgjojnë telefonatat personale të presidentit Donald Trump për të marrë informacion në mënyrë që të ndikojnë politikën amerikane. Kështu shkruan Nju Jork Tajms, që shpjegon se Trump nuk ka hequr dorë nga thirrja e miqëve dhe të besuarve të tij nga 3 telefonat celularë personalë, edhe pse është paralajmëruar për faktin që nuk janë të sigurtë.

Pekini ka regjistruar personat me të cilët Trump flet më shpesh, duke i futur në listën e personazheve që janë objektiv i përgjimeve, të cilët i bombardon me mesazhe në favor të Kinës. Angazhimi rus është më pak i shënjestruar: dëgjon biseda për të kuptuar se si Trump mendon. Dy nga personat më të telefonuar nga Trump janë identifikuar nga Pekini si Stephen Schwartzman dhe Steve Wynn. Një zëdhënës i Schwartzman, i cili është drejtues i fondit amerikan “Blackstone”, tha se ai ishte i lumtur që ka bërë ndërmjetësuesin për çështje të ndryshme mes dy vendeve me kërkesë të palëve. Asnjë koment nga ana e Wynn, ish-biznesmen në fushën e kazinove.

Ndërkohë, Trump posedon 3 iPhone: 2 prej tyre janë bërë më të sigurtë nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare ndërsa i treti është si gjithë të tjerët. Disa këshilltarë të presidentit kanë treguar për Nju Jork Tajms që Trump nuk duhet të ndajë me këta miq, përmes këtyre celularëve, informacione konfidenciale. Gjithmonë sipas gazetave amerikane, presidenti refuzon të ndryshojë telefon çdo muaj, duke nënvizuar se është një praktikë e parehatshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!