New York lëshon certifikatën e parë te vaksinimit kundër Covid në vend

schedule15:30 - 27 Mars, 2021

schedule 15:30 - 27 Mars, 2021

New York ka lancuar certifikatën e parë te vaksinimit kundër Covid në vend.

Qytetarët do të marrin një kod në celularin e tyre për të treguar se janë të vaksinuar kundër COVID-19 ose janë negativë. Certifikata e parë në vend, e quajtur Excelsior Pass, do të përdoret fillimisht  në vende  si Madison Square Garden, por javën e ardhshme do të shpërndahet në të gjithë vendin.

Aplikacioni, i krijuar për të  mbështetur rimëkëmbjen e industrive më të prekura nga pandemia, është financuar nga shteti dhe do të jetë falas për bizneset.

Njerëzit do të jenë në gjendje të tregojnë statusin e tyre shëndetësor me një kod digjital QR. Ata do të duhet të shkarkojnë aplikacionin, të shkruajnë emrin e tyre, datën e lindjes, kodin postar dhe t’i përgjigjen një sërë pyetjesh personale për të konfirmuar identitetin e tyre.

Të dhënat do të vijnë nga regjistri shtetëror i vaksinimit dhe gjithashtu do të lidhen me të dhënat e testimit nga një numër i kompanive të aprovuara paraprakisht./abcnews.al