Nevila Nika tregon personat që kanë ndikuar te karriera e saj: Në fillimet e Arkivit të Shtetit dëgjoja shumë fjalën e më të vjetërve

schedule10:23 - 27 Shkurt, 2024

schedule 10:23 - 27 Shkurt, 2024

Ish-drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me punën e saj në Arkivin e Shtetit, krahasuar dhe me pozicionin e saj si pedagoge.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka thënë se nga puna e parë ka arritur të mësojë shumë, pasi çdo ditë rrethohej me personalitete të ndryshme, të cilët kanë ndikuar shumë në karrierën e saj dhe jo vetëm.

Gjithashtu, Nika ka thënë se kur shkonte në fillim dëgjonte fjalën e më të vjetërve, veçanërisht të atyre, që punonin me kohë të reduktuar.

Unë e kam filluar të dhënit mësim për arkivistët, është vetë e brendshme fakti që i mëshojë më shumë punës në Arkivin e Shtetit, sesa si pedagoge. Kur shkoja në fillim dëgjoja dhe fjalët e më të vjetërve. Është dhe çështje fati ajo, nëse shkon në një punë dhe të japin një gjë të rëndomtë, të bëhet si Çarli Çaplini që ajo bota moderne, ai filmi dhe natyrisht nuk e gëlltit dot. Unë kam punuar me personazhe të jashtëzakonshëm dhe kam pasur fatit të komunikojë me ta, të mësoj prej tyre. Personat që kanë ndikuar shumë te unë janë shefja ime e parë dhe shefi im, e ndjera Eleni, i ndjeri Mihallaq, kolegë të punës që kisha aty dhe që ishin më të vjetër, por ata që ishin pensionist, që Arkivi kishte marrë leje për t’i punësuar me orar më të reduktuar, ku ata rrinin. Ishin Andrea Thaçi, një personazh i jashtëzakonshëm, vëllai dhe motra i profesor Aleks Budës, të dy që punonin aty, Pasko Milo, Tonin Bushati, Foto Ndrenika dhe shumë të tjerë”, rrëfeu ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!