Netflix ka censuruar “The Crown”, sepse askush nuk dëshiron ta shohë Mbretëreshën në raporte intime

schedule18:56 - 6 Nëntor, 2019

schedule 18:56 - 6 Nëntor, 2019

Askush nuk dëshiron të shohë Mbretëreshën duke bërë seks”. Kështu është shprehur Vanessa Kirby, aktorja që luajti Princeshën Margaret gjatë dy sezoneve të para të “The Crown “.

Ndërsa seriali televiziv Netflix mbërrin në sezonin e tretë, rikthehet një intervistë e vjetër me aktoren, e cila në një episod të podcast të Stories Love i tregoi Dolly Alderton se në sezonin e parë të The Crown duhet të kishte pasur më shumë seks, por që Netflix e ndërpreu atë sepse “fansat nuk do të dëshironin ta shihnin”.

“Ishte kjo skenë seksi në sezonin e parë, në të cilën Elizabeth dhe Philip (të interpretuar nga Claire Foy dhe Matt Smith) ishin në Afrikën e Jugut, por ata të produksionit ishin të mendimit se askush nuk dëshiron të shohë Mbretëreshën duke bërë seks dhe për këtë arsye është hequr”.

Kirby raportoi se një nga skenat e seksit të personazhit të saj me Anthony Armstrong-Jones (Mattheë Goode) ishte prerë gjithashtu.

“Kishte një skenë seksi në skenarin e episodit 7 të sezonit 2 dhe diskutuam gjerësisht se si duhej të ishte filmuar. Në fund ishte e qartë se do të ishte më mirë që ta shmangnim atë”.

Në sezonin 3, që do të dalë në treg në 17 Nëntor, të gjithë personazhet do të ndryshohen: në fakt, siç përflitet, në çdo sezon tjetër, derisa të zgjasë shfaqja, kasti do të azhurnohet për të marrë parasysh plakjen e personazheve.

Mbretëresha Elizabeth do të luhet nga Olivia Colman dhe jo më nga Claire Foy; roli i Princit Philip, i luajtur në dy seritë e para nga Matt Smith, i jepet Tobias Menzies, të cilin mund ta njihni si Edmure Tully në Game of Thrones; Helena Bonham Carter do të luajë Princeshën Margaret në vend të Kirby.

Fabula e  “The Crown 3”

Seriali Croën TV është një shfaqje shumë besnike ndaj ngjarjeve historike, kështu që ne duhet të jemi në gjendje të parashikojmë përafërsisht se cilat ngjarje do të trajtohen në serinë e tretë.

Duke supozuar se periudha që do të tregohet në episodet është që midis 1964 dhe 1976, ne do të flasim padyshim për lindjen e Princit Edward dhe investimin zyrtar të Princit Charles si Princi i Uellsit. /abcnews.al