Netët pa gjumë, e ardhmja dhe Sherif Kallaku: Edi Martini hap zemrën

schedule08:43 - 28 Korrik, 2020

schedule 08:43 - 28 Korrik, 2020

Edi Martini ka udhëhequr Teutën drejt kupave të Europës dhe kërkon të fitojë Kupën e Shqipërisë. Shkodrani i pankinës së durrsakëve, në emisionin “Pressing” në ABC News ka folur për shumë tematika, duke nisur me vlerësimin e ekipit të tij e deri duke përmendur edhe emra të veçantë të skuadrës.

“Nota ekipin? E thashë që mund të bënim më mirë, ndaj nuk i jap notë maksimale as vetë e as skuadrës. Lojtarëve që kanë luajtur gjatë 90 për qind të ndeshjeve, u jap notën maksimale. Gjithsesi ekipit i vë notën tetë”.

“Ndeshja që më la pa gjumë? Me Luftëtarin ishim shpejt, vinim pas fitores. Nuk e mendoja lëkundjen e stolit, pasi kishim fitore. Ishin më të këqijat, që më kanë lënë pa gjumë. Kurse ajo që më ka lënë pa gjumë prej gëzimit, ka qenë pas fitores me Tiranën”.

“Nuk është diskutuar që duhet të iki, apo duhet të rri. Është e vërtetë, që nuk e vras mendjen. Kemi shkuar në finale dhe nuk e ndërroj për asgjë në botë. Gjëja më e vogël që më intereson është e ardhmja ime. Klubi ka strategjinë e vet dhe do të flasim pas Kupës.

Mendoj për finalen, me shpirt. Kam kaluar shumë mirë, kemi bërë një ansambël të mirë. Janë edhe objektivat e klubit, për të ardhmen. Nëse përforcohet do tentojë titullin. Me 3-4 lojtarë mund të synohet titulli vitin tjetër. Presidenti vendos për të ardhmen”.

“Nuk kemi pasur marrëdhënie me Shkëmbim, nuk ka pasur kontakte e telefonata. Stafi u largua vetë, nuk e hoqa unë. Aty ishte edhe një italian, i cili iku. Do kisha pasur qejf të ishte pjesë e stafit. Tani dua Kupën, t’ua shpërblej tifozëve dhe djemve”.

“Kallaku? Është bërë i pazëvendësueshëm, është numri 10 më i mirë në Shqipëri. Është pjekur, të shikon në sy dhe punon me kokën poshtë. Ka shumë oferta dhe do t’i marrë hapat një e nga një. Po refuzon paga edhe më të mira”.

Idelino Gomes ishte një nga afrimet e janari te Teuta, por shtatlarti u largua para kohe. Trajneri Martini, për sulmuesin tha: “Menduam se bëmë blerje të mirë për sulmin. Janë paguar 50 mijë euro për të, janë shumë lekë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!