Turistët e huaj por edhe vendas kanë pushuar më shumë gjatë, nw verën e këtij viti në Shqipëri.Sipas të dhënave të Instat netëqëndrimet gjithsej janë rritur me rreth 59 %, në krahasim me Gusht 2022 ose mbi 1 milion netë qëndrime.
Gushti është piku i sezonit turistik në vendin tonë dhe nga të dhënat vërehet se numri më i lartë i vizitorëve është regjistruar afër bregdetit.Sipas instat në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: në afërsi me bregdetin ku është shënuar një rritje më 75, %.
Pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur që të akomodohen në hotele apo struktura të tjera të ngjashme.
Bregdeti I Durrësit, Lezhës e Shkodrës rezultojnë që kanë mbajtur peshën më të lartë të vizitorëve të huaj dhe rritjen më të lartë gjithashtu. Por nuk mbetet pas edhe jugu.
Kosova vijon të majë peshën kryesore të turistëve gjatë verës e ndjekur nga polonia Gjermania dhe Maqedonia e veriut.
Gajtë muajit shtator në vend kanë hyrë 1.1 milionë turistë ndërsa në total parashikohet që në Shqipëri përgjatë gjithë vitit të hyjnë mbi 10 milionë turistë këtë vit.