Netë kulture, festivali i teatrove dhe orkestra e harqeve ndriçojnë Elbasanin

schedule13:20 - 24 Tetor, 2018

schedule 13:20 - 24 Tetor, 2018

Festivali i Teatrove dhe Orgestra e Harqeve për disa netë e kthyen qytetin e Elbasanit në një nga qytetet me aktivitete kulturore më të rëndësishme. Drejtuesit e organizimeve tregojnë për risitë e këtyre dy eventeve artistike.

Teatër dhe harqe. Elbasani kthehet në epiqendrën e dy eventeve të mëdha artistike. Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove me pjesëmarrjen e trupave nga vendi dhe bota dhe Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve dhe Muzikës së Dhomës.

“Atlasi i Tranzicionit” siç e kanë motivuar organizatorët nuk do të pozicionohet vetëm në skenën e teatrit “Skampa”. Pas premierës Volpone, ai do të udhëtojë për pesë ditë me radhë në disa qytete të vendit.

Drejtori i Festivalit, Adonis Filipi:Ky festival, në dimensionin që ka si një festival ndërkombëtar, i shprehive bashkëkohore, i formave të reja, është një festival që sot në galerinë e tij numëron një numër të panumërt shfaqjesh të cilat kanë krijuar impakt për forcën emancipuese që ai që përcjell. Duke qenë një festival që i përgjigjet kryesisht kërkimi estetik dhe zhvillimit bashkëkohor të teatrit.”

Drejtori i Qendrës së Artit Kliton Kapaj: “Katër netë rresht teatri “Skampa” kthehet në qendrën e muzikë sklaiske të harqeve jo vetëm në shqipëri por ehd enë rajonet shqipfolëse”.

Përgjatë katër netëve publiku Elbasan do të ketë mundësi të shijojë pjesë më të mira të muzikës, kryesisht në stilin barok, por jo vetëm.  Pjesë e evenimentit do të jenë 10 orkestra , jo vetëm brenda kufirit, por nga trojet shqipfolëse. Drejtori i festivalit Blerim Narazani ndalet te risitë e këtij edicioni , i cili e kthen Elbasanin në qendrën e muzikës klasike të orkestrës së harqeve.

Blerim Narazani- Drejtor i Festivalit të Orkestrës së Harqeve: “Marrin pjesë shumë formacione orkestrale e ansamble nga Shqipëria, nga Tetova, Kosova dhe një grup artistësh nga Ulqini”.

Evenimenti kulturor orkestra e harqeqeve, do të vijë në formën e konkursit, pasi për pjesmarrësit do të ndahen edhe çmime. Juria e përbërë nga emra të njohur, si violenistja Evisa Gega, Mjeshtri i madh Ermir Drizdari dhe profesori Isak Shehu do të vlerësojnë me pikë formacionet kulturore të paraqitura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!