Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun “kudo që të jetë e nevojshme”, pas një marrëveshjeje armëpushimi midis SHBA-së dhe Izraelit.
Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi nuk e përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit barazohen me një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes .
“Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë në shënjestër. Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut”, theksoi ai.
Komentet e tij erdhën pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan vrasjen e Ali Yusuf Harshi , sekretarit dhe nipit të sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem./abcnews.al


