Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë sot në orën 11:00 (14:00 me orën tonë) kabinetin e luftës.
Të gjithë sytë janë aktualisht te qeveria e Netanyahu, me vendet në rajon dhe gjetkë që kërkojnë vetëpërmbajtje për të shmangur intensifikimin e konfliktit.
Shumica e kabinetit të luftës izraelite duan një përgjigje ndaj sulmit të Iranit ndaj vendit të shtunën, por thuhet se janë të ndarë në shkallën dhe kohën e tij.
Joe Biden ka paralajmëruar liderin izraelit se SHBA nuk do të marrë pjesë në një kundërofensivë kundër Iranit.
/abcnews.al