Netanyahu kthehet në Izrael, do të mbajë një takim të kabinetit të sigurisë

schedule15:39 - 28 Korrik, 2024

schedule 15:39 - 28 Korrik, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kthye sot në Izrael, më herët se sa ishte planifikuar, nga vizita e tij në SHBA.

Benjamin Netanyahu do të mbajë një takim të kabinetit të sigurisë pas një sulmi me raketa në lartësitë e pushtuara të Golanit, ku u vranë 12 persona dhe për të cilin Izraeli fajësoi Hezbollah.

SHBA gjithashtu fajësoi Hezbollahun dhe bëri thirrje për de-përshkallëzimin e situatës.

“Avioni i kryeministrit zbarkoi në Izrael. Ai është rrugës për në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv për një takim të kabinetit të sigurisë”, shtoi zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Netanyahu tha se Hezbollahu do të paguante shtrenjtë për sulmin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!