Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u është drejtuar qytetarëve të vendit të tij, duke thënë se po vijnë ditë sfiduese. Megjithatë, ai është shprehur se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar dhe tha se po qëndrojnë të bashkuar, shkruan BBC.
“Qytetarë të Izraelit, ditët sfiduese janë përpara. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo kërcënimi.
“ Izraeli do të kërkojë një çmim të rëndë për çdo agresion kundër nesh”, është shprehur ai.