Nesho: Rama është përdorur nga Vuçiç

schedule21:41 - 13 Qershor, 2022

schedule 21:41 - 13 Qershor, 2022

“Si po ndikon në Ballkan, marrëdhënia Rama-Vuçiç”, kjo ishte tema e emisionit mbrëmjen e së hënës në “Log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo.

Të ftuar për të folur për këtë temë ishin ish-ambasadori Agim Nesho, ish-deputeti Genc Pollo dhe dy analistët Mentor Nazarko dhe Skënder Minxhozi.

Ish-ambasadori Nesho deklaroi se  Rama është përdorur vazhdimisht nga Aleksandar Vuçiç për të arritur qëllimet e veta.

Ai tha se kur Vuçiç erdhi në pushtet kërkoi të orientonte vendin drejt BE-së, por nuk mund të krijonte marrëdhënie me kosovarët për shkak të frymës nacionaliste në Serbi, prandaj ai zgjodhi të lidhë marrëdhënie me Shqipërinë.

“Unë mendoj që pas një periudhe të gjatë pati një rehabilitim të Serbisë, ku disa njerëz si Vuçiç kërkonin që aspiratat e vendit të tyre të ishte BE, por kjo ishte vetëm aparenca, sepse pozicioni i tyre nga 2007-ta ishte të ishin të baraslarguar nga fuqitë perëndimore. Rama ishte një lider i ri në Shqipëri, unë e kam quajtur atipik, se ka zellin e madh të bëjë gjëra të mëdha por ngelet sërish një lider në nivelin e kryetarit të Bashkisë. Në këtë mënyrë Vuçiç që krizën nacionaliste të Serbisë ta kalonte duke bërë një lidhje me Shqipërinë. Kjo ishte ajo që e futi lidhjen Rama-Vuçiç në brazdë. Në këtë kuptim unë mendoj se kemi patur një përdorim nga ana e Vuçiç, dhe një protagonizëm nga ana e Ramës, i cili pa e kuptuar nisi me ndryshimin e kufijve, kërkoi të fuste dhe Kosovën, vetë ofruan një zgjidhje për gjithë Ballkanin, u vazhdua pastaj me një zgjidhje Ballkani i Hapur, i cili është thjeshtë dominimi serb në rajon”, tha Nesho.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!