Nesër votohet “Rama 3”, Basha bën gati strategjinë kundër qeverisë

schedule16:36 - 15 Shtator, 2021

schedule 16:36 - 15 Shtator, 2021

Nesër pritet që të zhvillohet seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku qeveria do të prezantojë programin për mandatin e tretë.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për përballjen e parë me shumicën e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 Lulzim Basha ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar për t’u dhënë deputetëve porositë në debatin me qeverinë e re./ Abcnews.al