Meta i dha “Ok”, nesër mblidhet Kuvendi, votohen ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3”

schedule13:14 - 15 Shtator, 2021

schedule 13:14 - 15 Shtator, 2021

Të emëruarit e kryeministrit Edi Rama në ekipin e tij të mandatit të tretë pritet të veshin nesër zyrtarisht “kostumin” e ministrave.

Në orën 10:00 të paradites së nesërme Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës plenare ku pritet të votohet qeveria e re.

16 ministrat e emëruar nga kreu i qeverisë Edi Rama morën dje miratimin nga presidenti Ilir Meta i cili dekretoi pa kontestime të gjithë qeverinë e re.

Prej dy ditësh Meta dërgoi shkresa në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në adresë të SPAK në lidhje me figurën e ministrave të rinj, por në të dyja rastet sipas përgjigjes, asnjëri prej ministrave nuk figuron me probleme me ligjin.

Qeveria “Rama 3”

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

  4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Edona Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

m.v/abcnews.al