Nesër vjen në Milano për vizitat mjekësore, talenti anglez vishet kuqezi

schedule20:36 - 19 Janar, 2021

schedule 20:36 - 19 Janar, 2021

Milani ka gjetur akordin me Chelsean për huazimin e Fikayo Tomori deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje 30 milionë euro. Nga Italia mësohet se 23-vjeçari do të mbërrijë nesër në Milano për të kryer vizitat mjekësore.

Sky Sport raporton se gjithçka është mbyllur dhe mëngjesin e nesërm mbrojtësi do të zbarkojë në Milano. Tomori anglez është produkt i akademisë së Chelsea, teksa më parë është huazuar në ekipe si Brighton, Hull City dhe Derby County.

 

Sezonin e shkuar dhe këtë aktualin ai u kthye të Chelsea, por pa arritur të zërë vend stabël në formacion, megjithëse e nisi aventurën e tij në ekipin e parë me shumë vrull dhe mori elozhet e opinionistëve në mbarë Britaninë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!