“Nesër shpalosim Shqipërinë 2030, program me strategji”/ Rama: PS, garante dhe mbështetëse e drejtësisë

schedule11:25 - 26 Mars, 2025

schedule 11:25 - 26 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se të enjten e 27 marsit, PS do të prezantojë programin për Shqipërinë 2030.

Nga Shkodra, Rama u shpreh se për çdo fushë, ka strategji dhe se programi është qeverisës.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë deklaroi se PS është garante dhe mbështetëse e drejtësisë.

“Nesër kemi shpalosjen e Shqipërisë 2030, për të dhënë një perspektivë. Ne kemi program, për çdo fushë kemi një mal me strategji. Është program qeverisës. Na tregojnë me gisht për punën që po bën drejtësia. Ndërkohë që, këtë ditë e sollëm ne, mbështetja jonë për institucionet e reja të drejtësisë. Vendosmëria që lufta kundër korrupsionit të jetë totale. Ne dorëzuam shpatën, për herë të parë që nga 1912, pushteti politik nuk e ka shpatën, e ka drejtësia. Ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi. Në thelb, ky është proces historik, do e mbështesim deri në fund. Bufi i kënetës, bashkë me kënetën thonë, më 12 maj do e shkrijmë. Ne jemi garant për këtë. Unë besoj që ne jemi, jo vetëm në kohën dhe vedin e duhur, por forca e duhur për të realizuar këtë qëllim të madh”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!