Ardita Kuçi, Drejtore e Përgjithshme e AZHBR në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se nga viti i shkuar ka një skemë të dedikuar për investimet, në këtë periudhë tranzitore. Vitin e shkuar Kuçi tha se ka pasur një buxhet prej 15 milionë euro.
Më tej nënvizoi se procedurat administrative janë thjeshtuar, dhe se javën e ardhshme do të miratohet skema e re e investimeve, më një kohëzgjatje dyvjeçare, duke shtuar se ka një buxhet prej 20 milionë euro.
“Kemi një buxhet fillestar të bujqësisë të alokuar të bujqësisë të alokuar për këtë vit prej 44 milionë euro, kësaj i shtojmë edhe buxhetin 20 milionë euro me kohëzgjatje 2025-2026 me nëntë masa financimi që fokusohen në bujqësi edhe në blegtori. Kemi një fokus të shtuar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella”, tha ajo.
Gjatë kësaj interviste foli edhe për skemën e investimeve në bujqësi, duke shpjeguar se financimi për fermerët është tepër i rëndësishëm dhe se çdo vit janë mbështetur
“Financimi për fermerët është tepër i rëndësishëm. Çdo vit pothuajse kemi pasur mbështetje me skemat e investimeve. Më tej kemi pasur mundësi të aksesit në financë dhe në programet e BE. Kemi një skemë të dedikuar, që është hapur në shtator të vitit të kaluar. Këtë viti besoj se javën e ardhshme miratojmë skemën e re të investimeve me një kohëzgjatje dy vjeçare me nëntë masa mbështetëse dhe kemi një buxhet prej 20 milionë euro. Kemi një fokus të shtuar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Sërish kemi ndërtimin e serave diellore, kemi edhe agroturizmin këtë vit”, tha ajo, duke shtuar: “Këtë vit fermerit do t’i lihet në dispozicion dy muaj e gjysmë për të bërë aplikimin. Thirrja planifikohet të hapet rreth mesit të muajit korrik. Kemi tre instrumente shumë të rëndësishëm, pres që këtë vit të kemi më shumë aplikime për investime. Nga ana tjetër kemi kredinë e butë dhe garancinë sovrane”.
/abcnews.al/