Shqiptarët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të rinj në Kuvend.
Fushata ka qenë krejt ndryshe kësaj radhe për shkak të masave anti-Covid, ndërsa situata është tensionuar pak gjatë ditëve të fundit.
Gazetari i Abcnews.al Ermal Vaka, i pyeti qytetarët nëse kishin vendosur të shkonin të votonin duke marrë përgjigje pozitive nga pjesa dërrmuese e tyre.
Madje, pati mjaft prej qytetarëve që patën një mesazh për këdo që është ende i dyzuar nëse duhet të shkojë apo jo nesër para kutisë së votimit, të cilin ju ftojmë ta ndiqni si më poshtë:
/abcnews.al