Nesër nis Censi/ Komiteti fetar apel besimtarëve: Deklaroni përkatësinë

schedule19:37 - 17 Shtator, 2023

schedule 19:37 - 17 Shtator, 2023

SHQIPËRI-Në të gjithë vendin më 18 shtator nis numërimi i popullsisë dhe banesave i njohur me emrin cens.  Në prag të procesit që kryhet pas rreth 12 vitesh institucionet fetare u kanë bërë apel qytetarëve të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i  ka bërë thirrje besimtarëve  praktikantë ose jo tu përgjigjen pyetjeve të formularit dhe të shprehin me krenari se cilit besim i përkasin.

Edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë iu ka bërë thirrje besimtarëve që t’u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar.  Tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar shkruan kisha ortodokse shqiptare në njoftimin në rrjetet sociale.

Edhe kisha katolike përmes arqipeshkëvit Angelo Masafra ka kërkuar nga besimtarët që të përfshihen në këtë proces.

“Pa dashur që tu cenojmë lirinë, thuhet në komunikatën publike, i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë të cilët janë të bindur se vërtetë i përkasin këtij besimi të përgjigjen “PO” në formular si i krishter katolik .

Për çështjet më të ndjeshme si feja, gjuha, përkatësia entike qytetarët  janë të lirë të zgjedhin të përgjigjen apo jo. Censi nis të hënën dhe përfundon në fund të tetorit.  Ata që refuzojnë të përgjigjen  do të gjobiten./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!