Nesër futen në fuqi masat e reja në Greqi, sot u shënuan 40 viktima dhe 262 raste të reja

schedule19:08 - 2 Janar, 2021

schedule 19:08 - 2 Janar, 2021

Nga testimet që janë bërë janë zbuluar 262 raste të reja, ndërkohë që në spitale në intubim ndodhen 431 pacientë.

Ndërkohë që sot Greqia njoftoi rimbylljen totale të vendit duke filluar nga nesër që do të zgjasë të paktën për një javë.

Ky vendim synon uljen e mëtejshme të rasteve të reja, lehtësimin e presionit mbi spitalet dhe lejimin e rihapjes së shkollave në 11 Janar.

Zëdhënësi i qeverisë në Athinë Stelios Petsas tha se kushtet epidemiologjike janë përmirësuar dhe janë dukshëm më të mira se shumë vende të tjera evropiane./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!