Nesër do të nisë viti i ri shkollor me protokollin e masave anti-covid për të parandaluar infektimin dhe përhapjen e sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.
“Të respektohet distancimi social, vendosja e maskave ose barrierave mbrojtëse, larja ose dezinfektimi i duarve, ajrosja e ambienteve, matja e temperaturës së nxënësve çdo ditë.
Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2” kërkon ministria e Shëndetësisë. (Kliko këtu për të lexuar udhëzuesin). db/Abcnews.al