Kukësi udhëton në “Niko Dovana” për t’u përballur me Teutën në kuadër të javës së 4-të të kampionatit shqiptarë.
Verilindorët në këtë takim do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon, pasi në 3 ndeshje të luajtura kanë grumbulluar vetëm 1 pikë, duke mos e nisur siç duhet garën.
Së bashku me Skënder Gegën, për mediat ka folur edhe Shqiprim Taipi i cili ka premtuar se nesër skuadra e tij do të rikthehet te fitorja për t’iu treguar të gjithëve se kush është Kukësi.
“Kemi 3 ndeshje ku nuk kemi qenë ku duhet dhe pa rezultat por kanë ardhur shumë futbollistë e kanë ikur shumë por nesër duhet të tregojmë qe jemi Kukësi dhe të kthehemi te fitoret.
Atmosfera normalisht kur humb nuk është shumë e mirë por ne mundohemi ta mbajmë sepse kemi shumë ndeshje dhe është vetëm fillimi e nesër shpresojmë në fitore.
Normal që çdo herë kur bën ndeshje, rritemi një nga një dhe duhet që të vazhdojmë përpara. Kur humbet nuk je i qetë por të gjithë e dimë që jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të përballojmë çdo situatë.
Nuk kemi fituar 10 ndeshje me Teutën por mendoj se nesër është momenti për të fituar për moralin tonë por edhe për tifozët tonë”, ka theksuar mesfushori i verilindorëve. /f.a/abcnews.al