Nesër do operohet në gju, “gardiani” i Gjermanisë humbet Euro 2020

schedule14:36 - 17 Maj, 2021

schedule 14:36 - 17 Maj, 2021

Marc-Andre Ter Stegen do të operohet ditën e martë. Gjuri i djathtë ka probleme të vjetra dhe portieri i Barcelonës ka vendosur të sakrifikojë Euro 2020 për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

Titullari në kombëtaren e Gjermanisë është Manuel Neuer, shanset për të luajtur për “gardianin” e ekipit katalanas në Euro 2020 janë minimale dhe ky i fundit e ka ndarë mendjen.

Nesër do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në gju, teksa nuk e kursen ironinë në postimin e bërë në rrjetet sociale. “Për herë të parë në jetë do të bëj tifozllëk nga divani“, shkruan Ter Stegen.

Herët e tjera ka mbështetur shokët e skuadrës së kombëtares nga pankina, sigurisht për “faj” të Neuer, ndërsa tani do shpresojë te suksesi i tyre nga rehatia e shtëpisë së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!