“Nëse nuk pranon kritikat të ndërrojë profesion, Mbappe nuk po luan mirë”

schedule13:38 - 3 Prill, 2021

schedule 13:38 - 3 Prill, 2021

Kylian Mbappe gjatë javëve të fundit nuk po arrin të japë më të mirën e tij në klub dhe kombëtare, ndoshta i ndikuar edhe nga e ardhmja e tij në dyshim. Në një intervistë të gjatë për RMC talenti foli në lidhje me kritikat, për të cilat tha se janë më të shumta për lojtarët që luajnë në Francë.

Në lidhje me këtë deklaratë dhe kritikat rreth tij ka folur ish lojtari i PSG, Jean-Michel Larque. Ai shprehet se ajo që Mbappe ka thënë nuk është e vërtetë dhe se sulmuesi duhet të pranojë kritikat ndaj tij sepse në këtë periudhë nuk po luan mirë.

“Nuk më intereson gjendja shpirtërore e Mbappe në fund të ndeshjes, ajo që më intereson është ndeshja. Nuk më intereson nëse bezdiset nga kritikat. Nuk bezdiset kur e quajnë fenomen? Si qenka që një lojtar që luan jashtë Francës është më pak i kritikuar se një që luan në klub francez?

Atij kritikat i erdhën pas dy ndeshjeve mediokër dhe nuk po përfshi edhe për sfidën ndaj Kazakistanit, ku humbi edhe penallti. Gazetarët nuk mund të thonë se aktualisht Mbappe nuk po kalon një periudhë të mirë me Francën? Kjo është e vërteta. Të bëjë çfarë të dojë, por nëse zoti Mbappe nuk është i kënaqur kur themi se nuk ka bërë mirë gjatë ndeshjeve, atëherë të ndryshojë profesion”, tha Larque. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!