Gerard Pique tashmë është duke e vizualizuar lamtumirën e tij nga FC Barcelona dhe megjithëse trajneri i ri është një nga miqtë e tij të mëdhenj nga epoka e artë e klubit katalanas, gjithçka tregon se Xavi do ta ule në stol qendërmbrojtësin.
Në një nga deklaratat e tij të fundit, mbrojtësi siguroi se nuk e imagjinon vazhdimin në skuadër si zëvendësues, ndaj në fund të vitit gjithçka flet për një lamtumirë me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe lojtarit.
Opsioni për t’iu bashkuar ndonjë skuadre që është rivale me Barcelonën nuk i shkon në kokë, ndaj sipas informacioneve, e ardhmja e ish-reprezentuesit spanjoll do të tregonte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Miami, ku tashmë bashkëshortja e tij Shakira ka vendbanimin. Klubi që do ta priste nuk do të ishte askush tjetër veçse Inter Miami.
Është interesante se David Beckham u takua disa javë më parë me futbollistin, megjithëse këto biseda ishin për shkak të interesave të futbollistit për të organizuar ngjarje sportive në Florida dhe në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara. Sido që të jetë, Inter Miami ka potencialin për të nënshkruar me të dhe padyshim që do të ishte një fund epik karriere për një nga qendërmbrojtësit më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror dhe spanjoll. r.t/abcnews.al