Merkatoja e Romës është e fokusuar më shumë te largimi i Nicolo Zaniolo, i cili është i uritur për një kalim te Juventus.
Nëse ai largohet, gjithçka do të hidhet për Dybala. Por nëse Zaniolo qëndron, Roma do hiqte dorë nga Dybala dhe do të provonte një operacion me çmim të ulët si Muriel i Atalantës.
Atalanta e vlerëson kolumbianin 15 milionë euro, por me kalimin e kohës do të ulet më shumë./ h.ll/abcnews.al