“Nëse Mbappe ëndërron Realin duhet të shkojë, përndryshe do të pendohet gjithë jetën”

schedule23:52 - 19 Maj, 2022

schedule 23:52 - 19 Maj, 2022

Kylian Mbappe duhet të shkojë te Real Madrid, përndryshe mund të pendohet.

Kjo është këshilla që i është dhënë yllit të Paris Saint-Germain nga një legjendë e futbollit francez, Jean-Pierre Papin.

“Një lojtar, nëse ka ëndrra, duhet t’i realizojë ato. Nëse ëndrra e Mbappe është të luajë për Real Madridin, ai duhet të shkoni atje, përndryshe do të pendohet për gjithë jetën”, tha ish-lojtari i Marsejës, Milanit dhe Bajernit në një intervistë për Eurosport.

Tashmë një javë më parë, gjatë një ndeshjeje bamirësie, Papin i kishte shprehur të njëjtin koncept babait të ish-sulmuesit të Monakos, Wilfried: “Duhet të shkojë te Reali, përndryshe do të pendohet gjithë jetën”. /abcnews.al/

Papin: "Nëse Mbappé ëndërron Real Madridin, shko atje. Përndryshe do të pendohet gjithë jetën"