“Nëse Greqia merr avionët F-35, do t’i sulmojmë me raketat ruse S-400”: Kërcënon gjenerali turk

schedule14:05 - 24 Nëntor, 2020

schedule 14:05 - 24 Nëntor, 2020

Greqia është në negociata me administratën amerikane për të blerë 18 deri në 20 avionë të gjeneratës së pestë F-35, por kjo ka acaruar Turqinë.

Në një reagim për mediat, gjenerali turk i dalë në pension Necat Eslen shprehet se në çdo rast, ata do të përdorin raketat S-400 ndaj këtyre avionëve duke rikthyer balancat në rajon, shkruan abcnews.al.

Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.

Turqia ka blerë tashmë raketat ruse, por deri më tani ka bërë vetëm një test për shkak të presionit ndaj NATO për të mos futur në gjirin e vendeve anëtare sisteme armatimi nga forcat kundërshtare, siç konsiderohet Rusia e Putinit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!