Kur forcat ukrainase rifituan kontrollin e Katyuzhanka, një fshat në veri të Kievit që kishte qenë nën pushtimin rus për më shumë se një muaj në mars, ata gjetën shkollën lokale të shkatërruar, sipas The Guardian.
Të gjitha pajisjet ose ishin vjedhur ose ishin thyer, dhe kishte një varrezë të improvizuar në oborrin e shkollës. Brenda klasave të shkatërruara, ushtarët ukrainas gjetën mesazhe të shkruara në dërrasa të zeza drejtuar nxënësve.
“Fëmijë, na vjen keq për një rrëmujë të tillë, u përpoqëm të shpëtonim shkollën, por pati bombardime. Jetoni në paqe, kujdesuni për veten dhe mos i përsëritni gabimet që kanë bërë prindërit dhe gjyshërit tuaj.
Ukraina dhe Rusia janë një popull!!! Paqja qoftë me ju, vëllezër dhe motra!, shkruhej në njerin nga mesazhet.
“Ne jemi për paqen në të gjithë botën”, shkruhej në një tjetër mesazh.
CNN nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur se kush i shkroi mesazhet.
Drejtori i shkollës, Mikola Mikitchik, tha për kanalin e lajmeve se ndjeu neveri kur gjeti shënimet.
“Ata shkruan ‘Rusët dhe ukrainasit janë vëllezër’ dhe në të njëjtën kohë grabitën dhe shkatërruan shkollën, prishën kompjuterët, hoqën hard disqet, morën laptopë, printera, nuk lanë asgjë në shkollë! Është barbarizëm dhe hipokrizi, tha ai.
/abcnews.al