Nënvariantet e reja të Covid-19, Dollenbereg në Abc Live: Nëse je pozitiv, 5 ditë karantinë, dallimi nga gripi sezonal i vështirë

schedule12:00 - 18 Korrik, 2022

schedule 12:00 - 18 Korrik, 2022

Rastet pozitive me Covid-19 janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Vetëm në dy javët e para të Korrikut janë regjistruar më shumë se 14 mijë të infektuar.

Aktualisht numri i të prekurve kalon 9.200 persona.

Sipas mjekëve shtimi i rasteve me koronavirus ka ardhur si pasojë e nënvarianteve të “Omicron”, të cilat janë më të transmetueshme dhe më të lehta se mutacionet e mëparshme të Covid.

Lexo edhe: Rritje e ndjeshme e të infektuarve, Alimehmeti: Të liberalizohet testimi për Covid

Në lidhje me shtimin e rasteve mjekja, Aurora Dollenberg thotë në “Abc Live” se gjithë verës është e vështirë që të dallohet një grip sezonal i zakonshëm me Covid-in, pasi në të dyja raste nuk ka asnjë simptomë specifike që të ndajë njërën sëmundje nga tjetra.

Në një lidhje direket me Skype Dollneberg, theksoi se testimet për Covid duhet të shtohen gjatë verës dhe vjeshtës, pasi ka një rritje të madhe të të infektuarve.

“Është e vështirë që të dallojmë viruset normale të verës me Covid-in. Nga ana klinike nuk ka asnjë simptomë dalluese. Gjatë periudhës së verës dhe të vjeshtës të bëhet testimi për të gjitha rastet e dyshuara”, tha Dollenderg.

Shkurtohet periudha e karantinimit

Dollenberga tha se personat që rezultojnë pozitiv me Covid-19 duhet të karantinohen vetëm 5 ditë, nga 14 ditë që ishte në fillim të pandemisë, ndërsa tha se do të virusi po përpiqet të mbijetojë nëpërmjet varianteve të reja.

“Këtë verë kemi rritje të papritur që i dedikohet varianteve të reja. Për fatin e mirë janë më pak të rrezikshëm sesa varianti klasik i Ciovid, Shqetësim është rritja e numrit të infektuarve. Virusi është mësuar me ADN njerëzore po përpiqet të mbijetojë me anë të varianteve të reja. Vaksina është e vlefshme për variantin klasik. Për variantet e reja duhet të ketë një mbrojtje efikase, nëpërmjet dozës shtesë të vaksinë. Nëse testohesh pozitiv karantina është pesë ditë. Është shkurtuar jo vetëm koha e karantinës por edhe rruga për të shkuar te testi i PCR-së ”, tha Dollenberg.