Rreth 27% më shumë persona humbën jetën në Bashkimin Europian gjatë muajit nëntor, numri më i madh i viktimave në një vit. Bullgaria dhe Rumania shënuan normat më të larta të mbivdekshmërisë përkatësisht 88% dhe 84%, ndërsa Italia regjistroi 4% më shumë viktima.
Vetëm rreth 30% e bullgarëve janë vaksinuar plotësisht, shkalla më e ulët në BE, ndërsa Rumania është vendi me përqindjen e dytë më të ulët të qytetarëve të vaksinuar në Union, me rreth 40% të popullsisë që janë vaskinuar plotësisht.
Suedia, e cila shmangi bllokimet gjatë krizës shëndetësore, është i vetmi vend që nuk regjistroi rritje të viktimave në nëntor. Vendi shënoi një rënie prej 0.5%.
Shkalla më e lartë e vdekshmërisë në BE që nga fillimi i pandemisë u regjistrua në nëntor 2020 dhe ishte 40%.
/abcnews.al