Nënshkroi kontratë por i japin çek të rremë, “Ertugrul” bie pre e mashtrimit

schedule12:06 - 18 Qershor, 2021

schedule 12:06 - 18 Qershor, 2021

Aktori turk Engin Altan Düzyatan, i njohur për publikun shqiptar si ‘Ertugrul’ ka rënë pre e mashtrimit.

Vitin e kaluar, ai shkoi në Lahore (Pakistan) me ftesë të fenomenit të TikTok-ut Zamir Çaudri dhe më pas nënshkroi një kontratë prej 90 milion rupee (monedhë pakistaneze). Por më vonë Engin kuptoi se çeku i dhënë atij ishte i rremë.

Aktori turk bëri denoncim dhe policia pakistaneze arrestoi Çaudrin.

Duke bërë ankesën e tij përmes postës elektronike, Duzzyatan i kërkoi policisë së shtetit Punjab të merrte masa kundër Chaudri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!