Nënshkodra pa përmirësim, Bashkia kërkon shpalljen e emergjencës

schedule09:52 - 23 Mars, 2018

schedule 09:52 - 23 Mars, 2018

Nuk ka asnjë përmirësim në zonën e Nënshkodrës, e cila po përjeton afro tre javë përmbytje. Bashkia e Shkodrës vazhdon me kërkesën e saj për shpalljen e emergjencës.

Edhe këtë të premte, sipërfaqja nën ujë është 5 mijë hektarë dhe forca të shumta të ushtrisë vazhdojnë t’u vijnë në ndihme banorëve të Dajçit, të Anës së Malit, të Bërdicës dhe Velipojës.

Nëpër argjinatura janë vendosur thasë me rërë për të evituar çarjen e tyre të mëtejshme. Ashtu si dhe një ditë më parë, në shumë fshatra mungon energjia elektrike, pasi disa shtylla janë rrëzuar.

Mëngjesin e sotëm në Shkodër nisën reshje të lehta bore, por që më pas ato pushuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!