“Nëse pjesa jugore do të zhvillohet dhe Shqipëria në përgjithësi, do të jetë shumë mirë për ne sepse njerëzit do të shkojnë nga njëra anë në tjetrën”, kështu është shprehur për “ABC News”, nënkryetari i bashkisë në Nobile Teatro Di San giacomo në Korfuz, Spiros Chalikiopoulos.
“Ne kemi shqiptarë dhe natyrisht grekë të Shqipërisë që jetojnë këtu për shumë vjet, punojnë në turizëm, punojnë në shumë fusha, dhe mendoj që tani të gjithë këta njerëz, të gjithë brezat e rinj janë bërë një me banorët e Korfuzit”, ka thënë më tej nënkryetari i bashkisë së Korfuzit Spiros Chalikiopoulos
“ABC News”: A jeni të kënaqur me ta? A janë plotësisht të integruar?
Spiros Chalikiopoulos: Sigurisht jemi shumë të lumtur, ata janë njerëz që punojnë shumë dhe gjithashtu mendoj që ofrojnë shumë këtu në ekonominë lokale.
ABC NEWS: Kështu ata janë kontribuues në ekonominë tuaj?
Spiros Chalikiopoulos: Keni të drejtë, keni të drejtë, gjithashtu.
“Ne punojmë për shumë vjet në turizëm dhe do të thosha, tashmë prej 15 vjetësh, ne filluam të dërgonim njerëz në Shqipëri dhe nga Shqipëria ata shkojnë, kemi programe të ndryshme, dhe kjo është diçka që ne po e bëjmë tashmë, dhe mendoj që kjo është shumë e rëndësishme edhe për turistët që na vizitojnë, sepse kur njerëzit vijnë këtu, ata kërkojnë edhe diçka ndryshe, dhe shumë prej atyre që vijnë këtu, kanë ardhur edhe më parë dhe mendoj se Shqipëria është vërtetë një destinacion shumë interesant për ta dhe jo vetëm Shqipëria”, ka thënë nënkryetari i bashkisë së Korfuzit.
Abc News: Dhe a keni ndonjë projekt ndërkufitar me anën tjetër të detit, nëse mund ta them kështu?
Spiros Chalikiopoulos: Që të jem i sinqertë, siç e dini, ne jemi autoritetet e reja bashkiake që nga 21 janari 2024, gjëja e parë që bëmë ishte të vizitonim Shqipërinë, Shqipërinë jugore kryesisht, ne vizituam Saranda, Vlora, Gjirokastra natyrisht, Himarën, u takuam me kryetarët e bashkive dhe natyrisht kryetarin e bashkisë së Vlorës, sigurisht duke u përpjekur të kemi një marrëdhënie dhe të zhvillojmë një lloj tjetër marrëdhënie për bashkëpunim edhe me universitetet, sepse mendoj që kjo është shumë e rëndësishme sepse jo vetëm fusha e turizmit por edhe fusha akademike është shumë e rëndësishme për të dyja palët.
Abc News: Kemi parë që njerëzit gjejnë gjithmonë mënyra për të komunikuar, edhe kur politika nuk komunikon.
Spiros Chalikiopoulos: Shikoni, turizmi varet totalisht nga politika. Kështu që mendoj që në fushën e turizmit kalojmë shumë mirë, kështu që fluksi i turistëve, mendoj që vendi juaj është shumë zhvilluar shumë mirë në vitet e fundit dhe natyrisht është rritur turizmi në Shqipëri, dhe mendoj që kjo është shumë e rëndësishme dhe ne jemi shumë të lumtur ta shohim Shqipërinë të zhvilluar me turizmin dhe prezantimi në ekspozitat turistike vitet e fundit është vërtetë shumë, shumë i lartë, dhe mendoj që kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse Shqipëria zhvillohet është mirë edhe për ne. Sepse turistët nuk do të rrinë vetëm në Shqipëri, ata do të donin të shihnin diçka ndryshe dhe kryesisht nga pjesa jugore, mendoj që do të kemi një numër të madh të tyre që do të vizitonin Korfuzin.
Abc News: Zakonisht i mbyll këto intervista në çdo zonë kufitare me një fjalë apo shprehje në gjuhën tuaj dhe unë di në greqisht, faleminderit shumë, dhe do doja t’iu pyesja nëse dini ndonjë fjalë në shqip?
Spiros Chalikiopoulos: Në shqip, jo shumë fjalë, më vjen keq për këtë…
Abc News: Vetëm një.
Spiros Chalikiopoulos: Megjithëse kam shumë miq dhe partnerë atje në Shqipëri, një fjalë, ndjesë, gëzuar.
Abc News: Gëzuar, kjo është fjala më e mirë.
Spiros Chalikiopoulos: Mendoj që është fjala më e mirë.
“Faleminderit që erdhët dhe ju uroj më të mirën, për vendin tuaj gjithashtu dhe jugun e Shqipërisë, mendoj e dini që me aeroportin e ri, turizmi do të rritet, dhe mundësi të reja për të gjithë, dhe jemi të kënaqur për këtë, sepse siç thashë më parë, nëse pjesa jugore do të zhvillohet, dhe Shqipëria në përgjithësi, do të jetë shumë mirë për ne sepse njerëzit do të shkojnë nga njëra anë në tjetrën, dhe do të doja të shtoja diçka. Deri në 2023, ne kishim më shumë njerëz që vinin në Korfuz nga Shqipëria, por tani në 2024, kishim më shumë njerëz që vinin nga Shqipëria në Korfuz. Dhe kjo është diçka shumë interesante për ne, sepse tregon se njerëzit që vizitojnë të dyja destinacionet, kryesisht Korfuzin dhe pjesën jugore të Shqipërisë, do të donin të vizitonin dhe të shihnin diçka të re. Kështu që do të jetë me përfitime për të dy ne, mendoj”, ka thënë më tej nënkryetari i bashkisë së Korfuzit.
Abc News: Pikërisht. Faleminderit shumë.
Spiros Chalikiopoulos, nënkryetar i bashkisë së Korfuzit: Faleminderit që erdhët.