Nënës së jetimit fatkeq i dorëzohen 60 zarfe, nismëtari: Nuk mund të kthejmë gjë mbrapa

schedule17:29 - 30 Qershor, 2021

schedule 17:29 - 30 Qershor, 2021

Rehyl Toska, kamarieri shkodran që mori nismën sensibilizuese për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit Musaen Zeneli, ditën e sotme i dorëzoi nënës së fatkeqit shumën e mbledhur, që është mbi 2 milionë lekë të reja. Toska u shpreh se kontributi në 60 zarfe ishte ndihmë për familjen nga kamarierët, qytetarët dhe bizneset në Shkodër.

Lexo edhe: “Puna është nder”, kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milionë lekë bakshishe për Musaen Zenelin

Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi dhënë, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, tërë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes.

Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sa do me ja ngroh një fije familjes, me atë që janë duke përjetuar” tha ai.

Lexo edhe: Biznesmeni nga Kosova: Do ndihmojmë familjen, vëllait do t’i mundësojmë shkollimin

Mesnatën e shtunës nga përplasja me armë në Velipojë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!