Në pritje të ëmbël, moderatorja e njohur flet për ndjesinë e të bërit shopping për beben

schedule13:16 - 31 Maj, 2020

schedule 13:16 - 31 Maj, 2020

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto në Instagram, ndërsa shpreh ndjesinë e të bërit shopping për fëmijën që pritet të vijë në jetë.

“Në qindra e mijëra herë që kam bërë shopping për veten time, asnjëherë nuk kam përjetuar këtë ndjesi kur zgjedh gjërat e tua! Hajde, mos vono.”, shkruan Jonida në postimin e saj.

Pak kohë më parë Vokshi së bashku me bashkëshortin Besnik Krapi pranuan se janë në pritje të ëmbël të një vajze. /abcnews.al