Nënë për herë të parë? Armina Mevlani flet për planet pas dasmës madhështore

schedule10:01 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 10:01 - 8 Dhjetor, 2022

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Ata kanë më shumë se 10 vite së bashku, por në shtator të këtij viti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Çifti organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar, mes të cilëve nuk mungonin as nga fusha të ndryshme, si politika, muzika apo ekrani.

Mirëpo, disa muaj pas këtij eventi special, si çdokush edhe ata do të bëhen prindër. Mbrëmjen e djeshme, Arminën e ngacmuan duke i thënë nëse ka kërkuar për emra fëmijësh.

Ndërkohë, blogerja u shpreh në “Goca dhe Gra”: “Emrat i kam gjetur në moshë shumë të vogël sepse jam e fiksuar me emrat, por tani pas martesës dihet se çfarë vjen”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!