Nënë e bir “ulin armët”/ Botohet në shqip “Vera kur ime më kishte sytë jeshilë”

schedule10:51 - 6 Tetor, 2023

schedule 10:51 - 6 Tetor, 2023

Nën titullin “Vera kur ime më i kishte sytë jeshil”, shkrimtarja Tatiana Țîbuleac sjell në Tiranë historinë e një pajtimi, kur nënë e bir ulin armët e mërzisë.

Me këtë histori për marrëdhëniet nënë-bir, që bashkon pendesën, pamundësinë dhe brishtësinë, Tatiana Ţîbuleac tregon se talenti i saj lidhet jo vetëm me dramën e fortë, por edhe me stilin dhe narracionin origjinal. Një roman që të prek thellë dhe që gërsheton jetën me vdekjen, në një thirrje dashurie dhe faljeje.

E ftuar në ABC e Mëngjesit shkrimtarja argumentoi pse ka zgjedhur, të hyjë në honet më të errëta të njeriut,

“Në radhë të parë sepse jam nënë, dhe sepse Aleksi i librit tani është një djalë adoleshent që e kam në shtëpi, por ndoshta edhe sepse gjithmonë kam qenë mjaft e interesuar, kam dashur të di për marrëdhëniet mes prindit dhe fëmijës dhe kjo më bëri që të bëj akoma më shumë për fëmijët e mi. Dëshiroj të jem dhe jam një nënë e mirë, të gjitha këto ndjesi janë ndërthurur në këtë libër. Gjithashtu, edhe disa zhgënjime të të kaluarës. Kam dashur t’i jap djalit tim një mesazh për të ardhmen, që do t’i thotë atëherë kur të ketë nevojë se e kam dashur ashtu sic kam mundur dhe se gjërat mund të rikuperohen në jetë dhe është mirë të ndodhë kështu para se të jetë tepër vonë.” u shpreh shkrimtarja ndërsa shtoi se ashtu sikundër shkruhet në romanin e saj, ka shumë normalitet në marrëdhënien mes nënës e djalit të saj.

“Unë besoj se ka shumë normalitet në këtë libër, tjetër gjë se ne nuk jemi mësuar të flasim keq për nënën apo të shprehim emocionet negative, përpara nënës. Të paktën në kulturën time, nënës nuk i flitet asnjëherë keq. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi mendime të këqia për nënën në momente të caktuara. Dua të besoj se ka shumë normalitet në këtë libër, në cdo marrëdhënie në një moment të caktuar, gjërat dalin në pah. Mund të ndodhë që urrejtja të kalojë në pranim, të kalojë në mirëkuptim dhe në rastin e personazheve në libër sëmundja e nënës ka ndikim dhe përmirëson marrëdhënien e tyre. Por nuk duhet të jetë dicka e tillë negative që të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënies. Pra, duhet të gjejmë momentin të komunikojmë,”- vijoi më tej ajo, duke shtuar se mungesa e dashurisë, e komunikimit është sëmundja e vërtetë e familjes në romanin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!