Nëne e bir përfunduan në Osum, si tentuan qytetarët të kthenin automjetin ku ata kishin mbetur të bllokuar

schedule15:17 - 27 Qershor, 2022

schedule 15:17 - 27 Qershor, 2022

Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6 vjeç humbën jetën pasditen e së hënës pasi automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonin doli nga rruga e përfundoi në Osum. Ky është momenti kur një numër qytetarësh mundohen që të kthejnë automjetin e kthyer përmbys në ujërat e lumit për të nxjerrë nën e bir që ndodheshin të bllokuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes janë shprehur se fëmija kishte në dorë një vigon, dhe gjasat janë që nënë e bir ose po shkonin ose po ktheheshin nga spitali. Detajet dhe rrethanat e ngjarjes pritet që të zbardhen në orët në vijim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!