Nënë e bijë shkëlqejnë në spektaklin e Mediaset/ Marrin zemrat e shqiptarëve e italianëve nga skena e “Io Canto Family”

schedule09:26 - 9 Tetor, 2025

schedule 09:26 - 9 Tetor, 2025

Entela dhe Emili Xhurxhi, nënë e bijë ishin konkurente në spektaklin e Mediasetm në “Io Canto Family”.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Entela tha se shtysën për të marrë pjesë në program, e mori nga vajza e saj Emili dhe se kënduan në skenë me këngëtarin Ermal Meta.

“Emili instistoi. Produksioni na mori në telefon, ishte një gjë shumë e bukur dhe emocionuese. Bëmë disa prova derisa na pranuan në program. Sa doli programi, Emili më tha, mami do shkojmë. Ëndrrat realizohen. Ishim me Ermal Metën. Ishte një nder shumë i madh të ishe krah Ermal Metës. Me Ermalin, përshëndetja e parë ka qenë shqip në program. Më pas kemi folur shqip. Emili është forca ime, kurajon ma dha ajo, por ishte edhe dëshira ime. Mbrëmë kemi performuar, kemi kënduar me Ermal Metën këngën “Piccola anima. Emili është emocionuar shumë dhe në fund nuk i ka mbajtur dot lotët.”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!