Durrës- Nënë e bijë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se kanë dhunuar ish gruan e djalit të familjes.
Raportohet se të arrestuarat janë F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.
Njoftimi:
Durrës- Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetaset F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.
/abcnews.al/