Nënë e bijë kanë treguar në “ABC e Mëngjesit” se si janë bërë pjesë e “Tik Tok” shumë rastësisht dhe kanë parë që janë pëlqyer shumë videot e tyre.
Silvana 41-vjeç nga Elbasani u shpreh se është nisur drejt Gjermanisë për një jetë të re, pas ndarjes ng bashkëshorti në Shqipëri dhe se me ndihmën e familjarëve, ia arriti të zhvendosej në Gjermani.
Ajo tregon se gjatë pandemisë kanë nisur të postojnë video, me vajzën dhe papritur kanë parë që janë bërë shumë virale, dhe kështu nuk janë tërhequr më.
“Doja ta nisja nga e para dhe larg vendit tim. Gjatë pandemisë nisa të postoj video papritur, por gjithçka shkoi mirë. Prej dy vitesh kemi bërë bashkëpunime me firma të njohura”, është shprehur ajo.
Gjithashtu Silvana ka treguar se është trajnere sporti dhe merret me kërcim dhe se bashkëshorti i saj gjerman po ashtu merrej me muzikë.
/abcnews.al/