Nëndetësja me 44 anëtarë shpërtheu në 3 mijë metra thellësi

schedule13:17 - 24 Nëntor, 2017

schedule 13:17 - 24 Nëntor, 2017

Ka përfunduar në një tragjedi fati i 44 antarëve të ekuipazhit të nëndetëses argjentinase e zhdukur që nga mesi i nëntorit. Dhimbja, zemërimi dhe polemikat tronditën Argjentinën pasi ushtria njoftoi se nëndetësja San Juan, e zhdukur që nga 15 nëntori, kishte pësuar një “shpërthim”, dhe me shumëgjasa nuk ka lënë mundësinë që mund të kishte të mbijetuar. Shpërthimi mendohet të këtë ndodhur në 3 mijë metra thellësi dhe për këtë arsye jo vetëm autoritetet, edhe vetë familjarët duket se nuk kanë asnjë shpresë për të gjetur diçka nga të afërmit e tyre.

Me të qara të thekshme, fyerje, skena zemërimi u prit lajmi i cili iu dha familjarëve vetëm disa minuta para konferencës për shtyp që u mbajt në Buenos Aires nga zëdhënësi i marinës, kapiteni Enrike Balbi.

Ndërkohë, Organizata që merret me  Traktatin për ndalimin e plotë të testeve bërthamore, e cila ka stacione në mbarë botën, ka konfirmuar “një ngjarje jo normale, të shkurtër, të dhunshme, jo bërthamore, që korrespondon me një shpërthim” , e cila ka ndodhur më 15 nëntor, tre orë pas zhdukjes së nëndetëses.  Më herët edhe zëdhënësi  kishte përmendur një “anomali hidroakustike” të zbuluar në zonën ku nëndetësja kishte dhënë sinjal për herë të fundit nga zona e Patagonisë. Zëdhënësi Balbi tha se marina e Argjentinës kishte “kërkuar studime akustike nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare lidhur me fatin e nëndetëses dhe natyrën e zhurmës se regjistruar”.

“Ata janë perversë, na manipuluan, na gënjyen”, thanë familjet e marinarëve të zhdukur, të cilët janë të bindur se Ushtria e dinte që nga dita e parë që nëndetësja San Juan kishte shpërthyer. Anëtarët e ekuipazhit më herët kishin shprehur shqetësime rreth gjendjes së mjetit ushtarak lundures  që ishte blerë në vitin 1985./abcnews.al