Nuk ka qenë një fundjavë e qetë për nënat milaneze të cilat nëpërmjet një postimi në Facebook të bashkisë së Milanos që lajmëronte hapjen e kopshteve për fëmijët në 7 shtator, bënë një zbulim të hidhur, raporton en24news
Një edukatore postoi në komente fotografinë e uniformës së re, anti Covid 19, dhe menjëherë shpërtheu protesta e prindërve. Në fotografi shihet personeli që do të presë vogëlushët në rikthimin në kopsht dhe fraza që shoqëron fotografinë nuk lë asnjë dyshim mes sarkazmës dhe denoncimeve:
“Ne edukatorët do të prezantohemi në këtë mënyrë tek fëmijët 2 vjecarë të cilët nuk na shohin prej 6 muajsh: me këmishë plastike. As infermierët nuk vishen kështu.” Më pas shtohet se ata duhet të organizojnë sinjalistikën, të pastrojnë, dhe nuk do të mund të shfrytëzojnë oborrin, transmeton abcnews.al
Një prej tyre shprehet se në një shërbim 22 vjeçar nuk ishte përballur asnjëherë me një organizim kaq të dobët. Komentet e nënave kundër bashkisë nuk kanë vonuar, duke thënë se as në spitale dhe pediatri nuk ka infermierë dhe mjekë të veshur në këtë mënyrë. Sipas tyre kjo uniformë është e papranueshme dhe do i trembë vogëlushët, duke u shprehur të sigurta se ata nuk do qëndrojnë më shumë se dy minuta përballë një pamje të tillë.
Uniformat e edukatoreve janë vetëm problemi i radhës për bashkinë e cila po merret dhe me protestat për oraret e hyrjes dhe mënyrave të tjera organizative që zemërojnë prindërit me më shumë se një fëmijë në kopsht. s.ba./abcnews.al