“Nënat me shumë fëmijë merrnin dekoratë”, Çunga zbulon “të fshehtat” e realizimit socialist: Ekzistonte edhe taksa e beqarisë

schedule11:20 - 8 Nëntor, 2023

schedule 11:20 - 8 Nëntor, 2023

“Të paçliruara: Gratë mes Prodhimit dhe Riprodhimit”, është libri më i ri i botuar nga Anna Shkreli dhe Sokol Çunga, i cili flet për emancipimin e gruas në Shqipërinë e realizmit socialist.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ky i fundit ka ndarë detaje nga ky libër, duke zbuluar ndër të tjera se në një periudhë në diktaturë ka ekzistuar dhe taksa e beqarisë, e cila përfshinte moshat nga 20-50-vjeç.

“Në vitet 50, 51, 52 deri në fillim të viteve ’60, plus, minus, një dhjetëvjeçar kemi atë që është taksta e beqarisë për fasha të caktuara moshe, për fasha të caktuara të ardhurash, pra paga e personit, paguhej dhe tatimi i beqarisë”, u shpreh Çunga.

Më tej, ai ka treguar se i jep një dekoratë dhe nënave që kanë lindur shumë fëmijë

“Menjëherë pas instalimit të regjimit socialist dhe krijimit të Republikës Popullore fillojnë themelohen urdhëra dhe dekorata të ndryshme, një prej tyre është dekorata për nënën dhe kemi tre shkallë të ndryshme dekoratash”, tha Çunga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!