Nëna sjell në jetë trinjakët në të njëjtën ditë që mësoi se ishte shëruar nga Covid-19

schedule22:40 - 6 Korrik, 2020

schedule 22:40 - 6 Korrik, 2020

Një grua shtatzënë në Teksas mësoi se kishte fituar betejën me koronavirusin dhe më pas solli në jetë tre foshnjat e saj.

“Si nënë, ti dëshiron që të kesh kontroll, por tashmë, duhet ta pranosh që nuk mund të kesh kontroll gjithçka,” u shpreh nëna e trinjakëve që është identifikuar vetëm si Maggie.

Sipas Spitalit të Grave në Teksas, Houston, ku Maggie solli në jetë trinjakët, ajo mësoi se ajo ishte pozitive për COVID-19 pas një kontrolli rutinë në 8 maj kur ishte 28 javëshe shtatzënë.

Maggie iu bë një test për sëmundjet ngjitësë në atë kohë, pjesë e protokollit, dhe dy ditë më vonë ajo mësoi që ishte i infektuar me koronavirus.

Në një postim në Instagram, spitali ku erdhën në jetë trinjakët shkroi: “Njihuni me nënën që mundi Covid-19 gjatë tremujorit të tretë dhe më pas solli në jetë trinjakët e shëndetshëm me një sjellje më ndriçuese se fishekzjarret më 4 korrik.”

Më 9 qershor, Teksasi regjistroi numrin më të lartë të shtrimeve në spital që lidhen me koronavirusin që nga 5 maj.  Shteti aktualisht është “mbërthyer” nga shifra që vijojnë të rriten. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!