Të jesh pjesë e ushtrisë duket si një profesion dhe punë shumë e vështirë, e gati gati e pamundur për femrat. Por, nuk ndodh kështu me Argjentina Ramiqin, e cila është një rreshtere në ushtrinë amerikane. Në intervistën për “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ajo rrëfeu se ushtrimet fizike janë të njëjta si për burrat dhe për gratë, ndaj duket shumë e vështirë kur ia fillon.
“Ushtria amerikane nuk i ndan ushtrimet fizike me gjini. Si për femrat dhe për meshkujt ushtrimet fizike janë të njëta, kështu që për shumicën e gjinisë femërore, mund të jetë pak edhe e frikshme sepse janë shumë të vështira. Ushtrimet nuk janë të lehta, siç ne mendojmë. Në fillim thoja: Ma morën shpirtin”.
Tashmë ajo është mësuar, nga puna si këshilltare për ushtarët amerikanë, tashmë është në gradën rreshtere. Kjo forcë duket se rrjedh edhe nga familja e saj, me prindër policë e më vonë bashkëshortin rreshter, ka bërë që të qëndrojë stoikë në radhën e ushtrisë amerikane. Madje Argjenda shtoi se nuk e tremb aspak lufta ndaj mund t’i bashkohej çdo misioni në botë. Teksa Ermali e pyet nëse mund të zgjedhë mes shërbimit në ushtrinë në Shqipëri dhe ushtrinë e Kosovës, ajo tha se e ka të pamundur të bëj zgjedhje./abcnews.al