Nëna harron 3-vjeçaren në mes të vapës brenda në makinë, vdes vogëlushja

schedule10:59 - 7 Qershor, 2021

schedule 10:59 - 7 Qershor, 2021

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kaliforni, ku si pasojë e pakujdesisë së nënës së saj një 3 vjeçare ka humbur jetën. Nëna harroi fëmijën në makinë për më shumë se 3 orë dhe si pasojë e  nxehtësisë ajo ka humbur jetën.

Por ajo çfarë është më shokuese është fakti se nëna  harroi në makinë 3-vjeçaren pasi shkoi për të punuar në një fermë të kanabis. Dyert dhe dritaret e makinës ishin të mbyllura dhe fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e nxehtësisë, sipas të dhënave të policisë.

“Është një tragjedi. Ne duhet të kemi parasysh se temperaturat në këtë periudhë janë shumë të larta sidomos në një makinë të mbyllur” tha zëdhënësi i policisë.

Një oficer policie ishte ai që pa vajzën në makinë pas një kontrolli rutinë. Xhesika u transportua me ambulancë në një spital por mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Nëna e saj Mojica Dominguez, 28 vjeç, është arrestuar  dhe do të  përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

 

Në shtëpinë e 28-vjeçares, policia gjeti rreth 70 kilogramë rrënjë kanabis dhe rreth 210 kilogramë kanabis të përpunuar./abcnews.al