Nëna e tyre e dyshuara kryesore, nisin hetimet për vdekjen e motrave të Georginës në Greqi

schedule14:35 - 4 Prill, 2022

schedule 14:35 - 4 Prill, 2022

Në “mikroskopin” e dy prokurorëve në Gjykatën e Athinës tashmë është futur vdekja e dy fëmijëve të tjerë të Roula Pispirigou-t. 33-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina, por edhe dy vajzat e tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Të dyja vajzat e vogla humbën jetën brenda një harku kohor prej 20 muajsh. Në fakt, sipas informacioneve, urdhri është që hetimi të përfundojë me shpejtësi për të zbardhur të dyja këto çështje.

Lexo edhe: Gabimi që nxori zbuluar 33-vjeçaren dhe tre skenarët që mund të shpjegojnë vrasjen tre vajzave në Greqi

Në kuadër të hetimeve, dy prokurorët pritet të shfletojnë kartelat mjekësore të dy fëmijëve, si dhe të thërrasin për të dëshmuar mjekët dhe infermierët që u përfshinë në dy rastet.

Në të njëjtën kohë, ata do të eksplorojnë të gjitha mundësitë në drejtim të ekzaminimeve mjekësore në organet e dy fëmijëve. Kujtojmë këtu se rroba e përgjakur e gjetur në krevatin e foshnjës pas vdekjes së shkaktoi jo pak reagime.

Dhe kjo përveç ekzemës rreth gojës së foshnjës e cila në raportin mjekoligjor tregohet si dermatit. Konkretisht, raporti përmend gjetjet në trupin e Irisit të Vogël: “Ka gjetje rreth buzëve që tregojnë për dermatit kontakti/reaksion ekzematoz (buzët tregojnë shenja tharjeje).

Së fundi, për vdekjen e Malenës, kanë shkaktuar shqetësim “dy gërvishtjet e vogla në zonën e hundës” të evidentuara nga ekspertiza mjeko-ligjore, konstatim ky që tashmë pritet të shqyrtohet, në dritën e re të zhvillimeve të fundit lidhur me rrethanat e vdekjes së Georginës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!