Në botën e futbollit vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar ku shifra të frikshme qarkullojnë nëpër duart e klubeve apo të vetë agjentëve të lojtarëve.
Një rast i fundit është ky i Mbappe, ku mamaje e tij i kërkon një shifër të lartë komisioni klubit spanjoll për transferimin e djalit të saj si një lojtar i “Los Blancos”.
Mamaja e tij, Fayza Lamari, e cila është dhe agjentja e sulmuesit francez, i ka kërkuar Real Madrid-it 100 milionë euro komision që djali i saj Mbappe të vishet me fanellën e bardhë të klubit.
Kjoi kërkesë ka shokuar drejtuesit spanjollë dhe gjithashtu thuhet se mund të hezitojnë.
Gjithashtu në këtë kontratë thuhet se përfaqësuesit e Mbappe kërkojnë që ai të ketë 100% të drejta mbi imazhin, ndërsa “Los Blancos” ofrojnë vetëm 50%./ h.ll/abcnews.al